Nga viti në vit, konsumi i alkoolit është kthyer tashmë në një trend për shumë të rinj. Meshkujt, sipas mjekëve toksikologë, rezultojnë përdorues më të shumtë në raport me femrat.

“Rritje të konsumimit të alkoolit kemi nga viti në vit si tek vajzat dhe tek djemtë. Ne shohim një trend tek të rinjtë për të kosnumuar alkoolin në bazë të rasteve që paraqiten tek urgejnecat. Më shumë kemi meshkujt se femra, por  grupmoshat varijnë nga 20, 30 dhe 40 vjeç. Këto janë grupmoshat që konsumojnë më tepër por nuk mund të përjashtojmë edhe moshat 18 vjeç”, tha toksikologia Matilda Kambo.

Këta përdorues shfaqin dhe simptoma të ndryshme të cilat vinë si rezultat i konsumimit të tepruar të alkoolit.

“Simpotomat që shfaqin mund të jenë të axhituar, atake paniku, ankthi, pastaj fillon dehja, dhimbje koke, kujtesa. Me kalimin e kohës një person  i alkoolizuar do të shfaqi probleme të ndryshme. Pacienti vjen në urgjencë si  një toksikacion alkooli, si krizë abstinence alkooli ose si një varësi alkoolike e cila ka shfaqur komplikacione, hemorragji ose simptoma të tjera për shkak të dëmtimeve kronike që alkooli ka bërë”, shtoi Kambo.

Mjekët apelojnë prindërit që të tregohen më të kujdesshëm dhe vigjilient ndaj fëmijëve të tyre duke parë nivelet në rritje të konsumimit të pijeve alkoolike./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version