Prokuroria e Tiranës kërkon burg për 49-vjeçarin Sokol Bushkolaj, i cili dyshohet se në protestën e kësaj e fundit të opozitës hodhi molotov në drejtim të godinës së bashkisë duke rrezikuar jetën e qytetarëve dhe gazetarëve.
Sokol Bushkolaj është një nga personat që reagoi dhunshëm gjatë protestës përpara bashkisë.
Ai është ndaluar edhe më herët nga policia në lidhje me tubimin e datës 8 maj.
Ndaj tij rëndojnë disa akuza, ndërsa për aktin e hedhjes së molotovit në drejtim të qytetarëve dhe gazetarëve, ndaj tij është ngritur akuza vrasje me dashje e mbetur në tentativë./vizionplus.tv/