Shtetasi me iniciale X.P është proceduar në gjendje të lirë.
Policia njofton se ai ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtje.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kozare të Kuçovës
“Komisariati i Policisë Kuçovë referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin X. P., banues në fshatin Kozare, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së vëllait të tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv