Kryeministri Edi Rama uroi Presidentet e Parlamentit Europian, Roberta Metsolas, për rizgjedhjen e saj në këtë post.

Sipas tij, ky votëbesim është dëshmi e lidershipit dhe besueshmërisë së jashtëzakonshme të Metsola.

“Urime të përzemërta për Roberta Metsola, për rizgjedhjen e saj si Presidente e Parlamentit Evropian. Ripërtëritja e besimit nga Shtëpia Evropiane e Demokracisë me 562 vota të jashtëzakonshme është një dëshmi e lidershipit, energjisë dhe vizionit të saj të besueshëm në krye të një prej institucioneve kyçe të Bashkimit Evropian në kohët aktuale sfiduese për të gjithë”, tha ai.

Kryeministri theksoi se ky është një lajm i mirë edhe për Shqipërinë, duke nënvizuar se do përpiqet të forcojë marrëdhëniet me BE-në.

“E dashur Roberta, rizgjedhja juaj është gjithashtu një lajm shumë i mirë për rajonin tonë dhe Shqipëria pret të vazhdojë të punojë ngushtë me ju për të forcuar marrëdhëniet me BE-në, për të mbështetur dhe mbrojtur vlerat e përbashkëta evropiane, si dhe sigurinë, prosperitetin dhe solidariteti i një Unioni të cilit i përkasim dhe punojmë çdo ditë për të qenë pjesë”, tha ai./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version