Prokuroria e Tiranës ka bërë rekurs për lirimin e ish-luftëtarit të UÇK, Dritan Goxhaj. Në rekursin e depozituar në Gjykatën e Lartë kërkohet rikthimi i masës së sigurisë “arrest me burg” për Dritan Goxhajn.
Ky i fundit rifitoi lirinë në tetor të vitit që lamë pas, me vendim të Gjykatës së Apelit, që refuzoi kërkesën e Gjykatës Speciale për ekstradimin e tij.
Goxhaj është djali i ish-zv.shefit të Shtabit të UÇK dhe kolonelit të njohur nga Shqipëria, Dilaver Goxhaj. Ai iu bashkua vullnetarisht luftës në Kosovë dhe ka qenë shoqërues i trupave amerikane gjatë vitit 1999.
Ai u prangos pas një urdhër arresti të lëshuar nga Dhomat e Specializuara me seli në Hagë, që trajtojnë krimet e pretenduara të luftës së viteve 1998-99 në Kosovë.
Ish-luftëtari i UÇK-së u përballë me akuzën se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve në disa çështje të hapura më parë nga Prokuroria Speciale e Kosovës, akuza të cilat i mohoi gjatë procesit ndaj tij./vizionplus.tv/