Jugu vijon të mbetet një nga destinacionet e preferuara të shumë turistëve vendas dhe të huaj. “Fans” i bregdetit të Jonit është edhe kryeministri Edi Rama, i cili nuk nguron të postojë herë pas here momente nga pushimet e tij, por edhe takimet e punës.

Këtë të martë, kreu i qeverisë ka postuar një video nga resorti “Arameras” në Ksamil, që si nga pikat më të preferuara të turistëve është mbushur plot.

Kjo zonë është një destinacion i mrekullueshëm dhe ekskluziv, që ofron një përvojë unike plazhi në një mjedis të qetë dhe të rregulluar me kujdes./vizionplus.tv

 

Share.
Exit mobile version