Në 24 orët e fundit në vend janë vetëm 3 vatra zjarri ende active, nga 31 që ishin në total.
Reshjet e shiut të rëna gjatë ditës së dirlë si dhe gjatë natës duke u gdhirë e hëna në zonën e juglindjes dhe në veri të vendit ndihmuaM zjarrëfikësit të fitonin betejën me flakët që vijonin prej ditësh.
Aktualisht aktive është vatra në Arrën të bashkisë së Kukësit, ajo në Fushë Lugje të Mirditës dhe vatra në Buçaj të Shkodrës.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, ato janë të izoluara e pa rrezik përhapjeje dhe po monitorohen për të shmangur çdo mundësi riaktivizimi.
Autoritetet pohuan se zjarret e të dielës në Dukat, Dimal dhe në Fier janë shuar plotësisht.
Në operacionet e ditëve të fundit janë angazhuar 307 forca zjarrfikëse, 130 ushtarë, 58 efektive nga polica e shtetit, si dhe punonjës të emergjencës civile të pushtetit lokal, sherbimit pyjor apo edhe vullnetare.
Beteja më e vështirë me flakët kanë qenë në Parkun Kombëtar të Prespës, ku ishin të aktivizuar disa vatra zjarri.
Sipas të dhënave zyrtarë gjatë këtyre ditëve janë djegur më shumë se 900 hektarë të Parkut Kombëtar të Prespës. /vizionplus.tv