Reshjet intensive të shiut shkaktojnë shembjen e urës në rrugën që lidh bashkinë Vau Dejës me Lezhën, duke bllokuar qarkullimin rrugor mes këtyre dy njësive.

Autoritetet vendore bëjnë me dije se po punohet me qëllim që të krijohet një by pass për lëvizjen provizore të banorëve dhe automjeteve, ndërsa ARRSH do të ndërhyje për realizimin e projektit dhe ndërtimin e një ure të re.

Aktualisht qarkullimi është I bllokuar në këtë segment rrugor që lidh dhjetra familje të këtyre fshatrave në dy bashkitë respektive.

Reshjet intensive të shiut që kanë përfshirë territorin si dhe amortizimi që ka patur bazamenti dhe këmbët e urës, kanë ndikuar që ajo të shembet. Fatmirësisht në momenti që ka ndodhur shembja, nuk ka patur persona që po kalonin./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version