Partia Socialiste ka propozuar një draftrezolutë për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian.
Draft-rezoluta u prezantua në mbledhjen e deputetëve dhe ministrave ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.
Lidhur me këtë ka reaguar pedagogu Rezart Prifti, i cili nga studio e Quo Vadis u shpreh se jo vetëm kabineti qeveritar, por edhe administratat shtetërore janë të gjitha të korruptuara.
Teksa komentoi edhe pozitat e Ramës, Prifti shtoi se kryeministri ka pozita të favorshme dhe asnjë kundërshtar në krah.
Teksa e cilëson si një shahist gjeni, ai tha se Rama është 25 hapa para të gjithëve, përballë një populli që nuk di të “luaj shah” dhe që hanë produkte me pesticide.
“Të flasë Rama për korrupsionin, pyetja ime është ccfarë ka në dorë të bëjmë. Kur ka akuza për korrupsion, akuzohet shteti. Të gjitha instiucionet shtetërore janë të korruptuara krykëput. Në masë është e keqja dhe 20% mbeten në minorancë. Këtë e verifikon braktisja e shqiptarëve, mungesa e investitorëve të huaja, kthimi i disa reformave në gjyqësor, arsim, administrative. Mund ti marr të gjitha format dhe rezultati është i njëjtë. Nuk e di si zoti Rama do kontrollojë korrupsionin? Kam dëgjuar që Rama të lëshon, por kjo nuk shkon. Që të të lëshoj Rama, duhet të të kap. Ai nuk kap njeri ti thotë korruptohu e bëhu i pasur. I gjithë kabineti i Ramës është i korruptuar, por Rama nuk të lëshon se nuk të ka mbajtur. Nëse do ishim në një vend si Norvegjia do kishte moral, por në Shqipëri nuk ka moral. Në një vend që ka ardhur me lloj soj zgjedhjesh dhe votash, se Rama nuk është ndryshe nga opozita, dhe në një vend pa moral nuk i kërkon dot Ramës moral. Rama tani është në loj shahu, 25 hapa para me të gjithë dynjanë. Ky është në një lojë shahu që nuk ka kundërshtarë. Shqipëria është e ndarë, e atyre që luajnë shah dhe e atyre shqiptarëve që hanë domate e kastraveca me pesticide”, tha Rezart Prifti./vizionplus.tv