Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ditën e sotme në një konferencë për mediet ka akuzuar kreyministrin Rama se i mban ison Serbisë dhe provokon Kosovën. Ai gjithashtu e akuzoi kreun e qeverisë se u vendos në shërbim të projektit të Ballkanit të Hapur që ishte një alternativë kundër integrimit të vendit tonë, kundër procesit të Berlinit.

Meta: Është Edi Rama autori i deklaratës skandaloze në 10-vjetorin e pavarësisë se shikonte një ëndërr që Shqipëria dhe Kosova do kishin së shpejti një president. Kuptohet se nuk do kishte më 2 shtete të pavarura. Ishte deklarata  e një artisti të emocionuar që zgjoi shqetësimin e Serbisë, për planet e Shqipërisë së madhe, që i dha municion për të zhbërë njohjen e Kosovës nga ata që e kishin njohur.

Është Edi Rama që u vonua për sa i takon sulmit në Banjskë e sponsorizuar nga terroristët e Serbisë, duke e quajtur si sulm lokal. Është Edi Rama kur u rrëmbyen policët e Kosovës nuk e dënoi këtë akt por të presim OSBE, KFOR, NATO. Është ai që provokon Kosovën, pavarësinë e saj dhe i mban ison Serbisë dhe i është bërë avokati i saj më i flaktë. Është ai i cili u vendos në shërbim të projektit të Ballkanit të Hapur që ishte një alternativë kundër integrimit të vendit tonë, kundër procesit të Berlinit. Është i vetmi proces që ka dhënë rezultate konkrete. Është ky proces që mbështet një treg të lirë rajonal.

Ai theksoi se Partia e Lirisë është e vendosur për një politkë bashkëpunuese më të gjithë fiqnjët. Sa i përket marrëdhënieve me Serbinë, theksoi se nuk ka për qëllim që të ndëhyjë në zhvillimet e brendshme.

Meta: Dua të theksoj se jemi të vendosur për një politikë të jashtme bashkëpunuese me të gjithë fqinjët duke parë integrimin europian. Edhe sa i takon marrëdhënieve me Serbinë. Nuk dëshirojmë të ndikojmë në zhvillimet e brendshme në Serbi, por duam të shohim një vend demokratik. Që nuk përpiqet të tjetërsojë pakicat, apo të humbas adresat.

Sipas Metës, nga Serbia duhen marrë shembujt e mirë, të trajtimit të fermerëve, blegtorëve.

Meta: Ne do të marrim nga Serbia çdo gjë të mirë që ka, por jo atë miellin që ka që sjell probleme për shëndetin e qytetarëve. Por do marrim se të ardhurat i ka në 46% të produktit të brendshëm bruto. Do të marrim disa nga eksperiencat e saj më të mira, në tërheqjen e investimeve të huaja. Megjithëse modeli mbetet Maqedonia.

Do të marrim si i mbështet fermerët e saj, si mbështet blegtorët. Marrëdhëniet tona me Serbinë do jenë transparente në interes të dyja vendeve por do mbeten në interes të paqes, kurrë Shqipëria nuk do shfrytëzohet për t’i ngulur thika pas shpine Kosovës dhe asnjë vendi tjetër./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version