Kryeministri i vendit, Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme Shërbëtorin Publik të Inteligjencës Artificiale, Asistenti Virtual 1.0 i çdo qytetari në e-Albania.

Kreu i qeverisë e cilësoi një moment të rëndësishëm për zhvillimin e mëtejshëm të komunikimit mes qytetarëve dhe institucioneve në funksion të shërbimeve, prezantimin e këtij “shërbëtori” virtual.

Rama: Është një epokë e re që ka përfshirë gjithë botën dhe në të cilën ne duam të bëjmë gjithçka për të shfrytëzuar potencialin e jashtëzakonshëm të Inteligjencës Artificiale në funksion të transparencës, pastërtisë të gjithë proceseve të brendshme të funskioneve shtetërore, në funksion të lehtësimit të jashtëzakoshëm të proceduarave për qytetarët dhe sipërmarrjen dhe patjetër në funksion të modernizimit.

Rama njoftoi se në vigjilje të Vitit të Ri është vënë në shërbim të qytetarëve asistenti publik, i cili do të jetë 24 orë në funksion.

Rama: Asistenti që sot hyn në marrëdhënie me qytetarët, po përgatitet që pas një periudhe njohjeje me ta, të hyjë në ndërveprim edhe me zë dhe me figurë dhe madje mos të jetë më thjesht ndihmësi që i drejton ata në procesin e aplikimit, por të jetë ai që e merr shërbimin për ta. Qytetari do marrë dokumenitin përkatës pa asnje veprim fizik nga ana e tij.

Share.
Exit mobile version