Ditën e sotme janë hapur aplikimet për tu bërë pjesë e Akademisë Politike të PS. Lajmi është bërë i ditur nga kreu i qeverisë, Edi Rama, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste. Rama shkruan se kjo është një mundësi dhe eksperiencë e re për të gjithë të rinjtë që duan të mësojnë mbi historinë e partive progresiste dhe veçanërisht asaj socialiste në Shqipëri.

Edi Rama: Një eksperiencë e re për të rinjtë e të rejat që duan të angazhojnë disa orë në javë nga koha e lirë, për të mësuar më shumë mbi historinë, idetë, zhvillimet e lëvizjeve e partive progresiste dhe sigurisht Partinë Socialiste të Shqipërisë, përmes komunikimit me protagonistë të saj, figura të spikatura të së majtës europiane me histori në qeverisjen e vendeve të BE-së, aktivistë në partitë e Internacionales Socialiste apo Partinë e Socialistëve Europianë, pedagogë të teorisë politike në universitete shqiptare e të huaja, si edhe opinionistë e gazetarë të njohur në mediat ndërkombëtare.

Share.
Exit mobile version