Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni ditën e sotme ndodhet në Shqipëri.

Nga aeroporti “Nënë Tereza” ajo u nis për të inspektuar qëndrat e emigrantëve që po ndërtohen nga qeveria italiane në territorin shqiptar.

Punimet për qendrën pritëse në Shëngjin përfunduan një ditë para vizitës së Melonit.

Ndërsa në zonën e Gjadrit në Lezhë, vijojnë punimet. Në konferencën e përbashkët për shtyp, kreu i qeversisë Edi Rama  tha se në mediet italiane janë thënë vetëm gjysmë të vërteta për Shqipërinë me qëllimin e vetëm për të sulmuar marrëveshjen e emigrantëve.

Edi Rama: Nuk mund të mos e shfrytëzoj këtë rast për të shprehur trishtim për gjysmë të vërtetar që janë thënë në mediet italiane për Shqipërinë. Me qëllimin e saktë për të hedhur baltë mbi këtë vend dhe për të sulmuar këtë marrëveshje. Duhet të kenë turp ata që të drejtën demokratike për të kundërshtuar këtë marrëveshje e kanë shndërruar në një abuzim të pushtetit të katërt. Dhe kjo në kurriz të shqiptarëve, Shqipërisë dhe vetë publikut italian.

Ne perditesim…

Share.
Exit mobile version