Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët me komisionerin Oliver Varhley ka shprehur mirënjohje për BE, për gjithë punën që po bën për tu afruar me Ballkanin dhe për ta ndihmuar nga ana ekonomike.

Jemi me Varhleyn i cili na ka shoqëruara gjatë gjithë rrugëtimit dhe ka qenë në këtë ndryshim të rëndësishëm të paradigmës për herë të parë. BE nuk po bën vetëm punën e zakonshme, por po shkon një hap më tej për tu afruar me ne, për të na mbështetut në rritjen tonë ekonomike dhe integrimin tonë në një plan të ri të rritjes, që është një nismë e konceptuar jashtë kornizave. Ky është rezultat i dialogut dhe i nxitjes tonë”, tha Rama.

Kryeministri tha se gjatë këtyre 10 viteve, është bërë një punë e madhe për tu afruar sa më shumë me vendet e BE, teksa shtoi se integrimi europian shkon përmes integrimit rajonal.

Plani i ri i Rritjes, është një platformë kyçe për të përshpejtuar hyrjen në BE dhe është një instrument që do bëjë procesin të prekshëm për njerëzit. Solla shembullin e kostos së transaksioneve financiare. Ne në Shqipëri dhe rajon kemi shumë qytetarë që jetojnë jashtë duke punuar atje ndihmojnë familjen. Për çdo para që dërgojnë kostoja e transaksionit është 6 herë më e lartë se ajo mes shteteve anëtare të BE. Plani i ri i Rritjes do na ndihmojë ta çojmë koston në nivel me atë të vendeve anëtare, pra do kursejmë gjysmë mld euro nga xhepat e qytetarëve.

Plani ri i Rritjes sjell më shumë fonde për projektet dhe buxhetet tona, i kënaqur që arritëm në këtë pikë, nuk ka qenë e lehtë por është shpërblyese.

Përpjekjet që kemi bërë në 10 vite për të ecur drejt integrimit, përmes planit të ri të Rritjes, tanimë duhet të ndodhin pa “por” apo arsye politike për të mos bërë marrëveshje. Dua të përfitoj tu them se kur flisnim sa e rëndësishme ishte të ecej shpejt përmes rrugëtimit rajonal dhe për të qenë më pranë me marrëveshje ndërkufitare, është e qartë që po të kishim bërë më shumë më parë do ishim më afër.

Integrimi europian shkon përmes integrimit rajonal, tha Rama./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version