Radhë të gjata në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës të cilat kanë ardhur për shkak të fluksit në rritje të hyrjeve nga Maqedonia e Veriut në drejtim të vendit tonë

Në kushte të tilla shtetasit shqiptarë të vendit fqinj e jo vetëm kanë qenë të detyruar të presin gjatë për të kaluar në anën tjetër të kufirit.

Për të përballuar sa më shumë të jetë e mundur fluksin e lëvizjeve në kontrollet e përbashkëta policia shqiptare por e ajo maqedonase po punon me 5 sportele, 4 prej të cilave për mjetet e vogla, e ne të shumtën e rasteve me procedurë të përshpejtuar

Udhëtarët shprehen se duhet të presin për më tepër se dy orë në temperatura të cilat shkojnë deri në 36 gradë celsius

Vetëm dy ditët e fundit nga Maqedonia e Veriut në drejtim të vendit tonë kanë hyrë me shume se 12 mijë shtetas./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version