Himarë- Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare i ka shkuar në ndihmë një 23-vjeçari i cili ra nga mjeti lundures dhe rrezikoi të mbytej në det.

Në ndihmë të 23-vjeçarit shkoi edhe një shtetas që lundronte me kanoe në afërsi të tij.

Rreth orës 17:15, punonjësit e Policisë Kufitare në Himarë, gjatë patrullimit në hapësirën detare, kanë konstatuar një mjet lundrues tip Jet Ski, i cili po lundronte në drejtim të Porto Palermos në Himarë. Në një moment, shtetasi që lundronte ra nga Jet Ski duke rrezikuar mbytjen.

Menjëherë, mjeti lundrues i Policisë Kufitare dhe dy Jet Ski të Njësisë Policore Detare, u nisën me shpejtësi për t’i dhënë ndihmë shtetasit që ra nga Jet Ski në det.

Punonjësit e Policisë morën në mjetin lundrues 23-vjeçarin banues në Fier dhe e nxorën në molin e PKK Himarë në gjendje të mirë shëndetësore. Policia Kufitare nxori në mol edhe mjetin lundrues Jet Ski./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version