Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës vendosi të lërë në burg dy nga pesë personat e arrestuar për kërcënim për shkak të detyrës ndaj presidentit të FSHF Armand Duka. Seanca e drejtuar nga gjyqtari Paulin Çera ka pranuar kërkesën e prokurorisë Durrës, e cila kërkoi që shtetasit Nazmi Selmani dhe Petrit Selmani, ndërkohë që Redian Loci, Brajan Selmani dhe Santiago Selmani, u lanë të lirë.
Prokuroria përfaqësohej në këtë seancë nga prokurori Pali Deçolli. Në seancën për vlerësimin e masës së sigurisë shtetasi Nazmi Selmani, babai i tre futbollistëve dhe president i klubit “Ilira” të Fushë Krujës, është shprehur se Armand Dukën e ka mik dhe e njeh prej kohësh dhe se nuk e ka kërcënuar.
Më tej ka vazhduar se nuk e kupton pse ai e ka denoncuar në polici për kërcënim pasi njihen dhe kanë bashkëpunim prej vitesh. Pavarësisht këtyre pretendimeve, gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë duke lënë në burg Nazmi Selmanin dhe Petrit Selmanin, tre të tjerët janë lënë me detyrim paraqitje./VIZIONPLUS.TV