![Protestat e fermerëve, Policia Kufitare greke: Rruga do të jetë sërish e bllokuar Protestat e fermerëve, Policia Kufitare greke: Rruga do të jetë sërish e bllokuar](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2024/02/800-0-65d10bcc45140-717x400.jpg)
Policia Kufitare greke njofton se nga ora 10:00 dhe deri në një njoftim të dytë, rruga nacionale Kallpaq – Janinë, do jetë përsëri e bllokuar.
Shkak janë bërë protestat e fermerëve, të cilët i janë bashkuar tubimeve që kanë përfshirë të gjithë Europën.
Bëhet e ditur që lejohet qarkullimi vetëm për mjetet e vogla. Ndërsa mjetet e tonazhit të rënd, (kamionë dhe autobuzë, nuk do lejohen të qarkullojnë./vizionplus.tv/