Presidentja e Republikës së Sllovenisë, Natasa Pirc Musar ka vizituar Shqipërinë ditën e sotme.

Në fjalën e saj në Kuvend presidentja sllovene tha se bota po përballet me disa konflikte globale. Ajo përmendi luftën në Ukrainë, për të cilën tha se nuk po bëhet aq sa duhet nga ana diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit.

“Çfarë na përcakton na identifikon ne. Kush jemi dhe çfarë duhet të përpiqemi janë tre ideale. Pa këto, nuk ka jetë që ia vlen të jetohet. Në këtë kontekst, komuniteti ndërkombëtar ndodhet në një kryqëzim mes të mirës dhe të keqes. E mira shënon bashkëpunim, ndarje të punës dhe gjithëpërfshirje. E keqja, ndjekje e verbër e objektivave të vet duke injoruar të tjerët. Të nderuar deputetë të parlamentit shqiptar, e keqja duhet të kundërshtohet. Jetojmë në një kohë krizash globale të rënda. Ka vetëm një mënyrë për të përballuar këto sfida për të ruajtur normat dhe vlerat. Në gjuhën e sportit quhet punë në grup.

Multilitarizmi është rruga për zgjidhjen e problemeve globale. Duhet të pyesim veten nëse vënia e theksit te ky si një mjet kryesor midis vendeve a është një mjet përparimit. Zëri unë është më i fortë brenda një kuadri të një forumi shumëpalësh. Nëse dikush e kupton këtë, ajo Shqipëri për shkak të përvojës suaj si anëtare e KS, duhet të pyesim veten nëse duhet t’u nënshtrohemi urdhërave të vendeve, a duhet t’u nënshtrohemi vendeve që hapur shkëmbejnë kartën e Kombeve të Bashkuara në podium apo duhet të kuptojmë se sjellje të tilla janë të vjetëruara. Fatkeqësisht ende duhet të përballemi me trashëgiminë e sjelljes reaksionare. Agresioni rus është shembulli më i afërt për ne. Pozicioni i vendit tim është i qartë. Federata ruse ka shkelur rendin ndërkombëtar.

Kushtet në Ukrainë janë të vështira. Duket se Rusia po shfrytëzon superioritetin e saj ushtarak. Aleatët e Ukrainës po mendojnë se nuk do të jetë e mundur të ndihmojnë Ukrainën pa një angazhim të drejtpërdrejtë me Rusinë. Retorika ushtarake është e lartë në Evropë sot, gjë që shqetëson diplomatët me përvojë. Disa mendojnë se një stimul për paqen që do të ndihmonte diplomacinë është e rëndësishme sa armët e reja për Ukrainën. Sa më shumë të rritet numri i nismave të tilla, aq më pak do të flitet për zgjidhje ushtarake në një konflikt. Mendoj se roli i diplomacisë nuk është diskutuar si duhet në këtë konflikt”, tha ajo. /vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version