Presidenti i Republikës Bajram Begaj është nderuar nga Bashkia Vau Dejës me titullin “Qytetar Nderi”.
Pas ceremonisë i pyetur nga gazetari i Vizion Plus Bepin Kolvata për situatën politike në vend dhe a është i gatshëm që si paraardhësit e tjerë, të negociojë për të ulur palët në tryezë që të zgjidhet kriza dhe të miratohet reforma zgjedhore, ai u shpreh:
“Presidenti është përfaqësues i unitetit të popullit dhe mbi politikën e ditës apo përkatësitë partiake. Jam munduar gjatë gjithë detyrës time të jem në këtë lloj përgjegjësie funksionale.
Presidenti vetëm është në funksion të kushtetutës së Republikës së Shqipërisë”./vizionplus.tv