Gjykata e Posaçme ka caktuar arrest në burg për Dritan Stokën, specialist i Kadastrës që u arrestua për korrupsion në zgjedhje.
Sipas SPAK, ai u premtonte qytetarëve, kryesisht të zonës së Saukut, legalizim të banesave në këmbim të votive.
Ndërkohë, gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-kryeplakun e lagjes së re në Sauk, Agim Osmani, nga arrest në burg në arrest shtëpie.
Edhe për Alqi Hajdinin, ish-juristin e Kadastrës, gjykata ndryshoi masën e sigurisë nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje.
E pandryshuar mbeti masa për Ylli Barutin dhe hetimet do të vijojnë në gjendje të lirë. /vizionplus.tv