Eksperti i sigurisë Fatjon Softa, ndërsa ishte i ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, theksoi se situata sot në FA nuk është më e mira e mundshme.

Sipas tij prej vitesh janë larguar shumë ekspertë, dhe ka mungesë të theksuar personeli. Softa tha se e gjitha kjo ndodh për shkak se në Shqipëri nuk ka meritokraci dhe pagesa të ulëta, por dhe për shkak të përzierjes së politikës.

Ai theksoi se ditën që politika nuk do të fusë duart në polici, ushtri dhe inteligjencë do të kemi stabilitet.

Në këtë vend pas vitit 92 janë hedhur pafund para si në ushtri ashtu dhe në polici. Gjithë këto para të hedhura nga ndërkombëtarët nuk kanë vajtur për të krijuar ato shërbime që ne pretendojmë që t’i kemi Mbi bazën e ndryshimeve politike ka patur dhe ndryshime. Sa investime janë bërë për kualifikime në njerëz apo në mjete. Një pjesë e njerëzve që janë kualifikuar shpesh herë janë larguar. Për shkak të mospagesave, shkak për mungesë të meritokracisë shpesh largohen nga vendi. Stabiliteti do vijë kur politika heq duart nga policia dhe ushtrria. Shefate  shtabit bëhen politikanë, sa shefa shtabi kemi deputetë. E njëjta gjë ka ndodhur dhe me punonjës policie janë bërë deputetë”, tha Softa.

Share.
Exit mobile version