SHBA po voton sot për të zgjedhur presidentin e tyre për katër vitet e ardhshme. Gara e ngushtë po zhvillohet mes Donald Trump dhe Kamala Harris.
Klementina Cenkollari, gazetare e Zërit të Amerikës në një lidhje të drejtpërdrejtë nga SHBA për emisionin “Quo Vadis”, nën moderimin e Pranvera Borakajt, bëri një pasqyrë të atmosferës në SHBA. Gazetarja tha se procesi ka vijuar normalisht dhe janë shënuar vetëm disa incidente të vogla teknike. Ajo gjithashtu bëri me dije se pjesëmarrja në zgjedhje është shumë e lartë, ndërsa tha se Pensilvania ka numrin më të madh të votave elektorale.
Cenkollari: Ka qenë një proces relativisht i qetë. Ajo çfarë ka lehtësuar këtë proces ka qenë votimi i hershëm. Janë 82.5 mln amerikanë që kanë votuar përmes procesit të votimit të hershëm. Për shumë amerikanë dita e sotme shihet si dita e fundit e zgjedhjeve, duke iu referuar mundësisë që kanë përmes procesit zgjedhor të votimit të hershëm.
Borakaj: Ka pasur problematika të caktuar, me teknologjinë, incidente? Si paraqitet situtata?
Cenkollari: Është raportuar për një problematikë në makinat e votimit të hedhjes së votës në një qark në Pensilvani dhe për këtë arsye është vendosur shtyrja e votimit atje me dy orë. Në pjesën tjetër nuk është raportuar për ndonjë incident. Pensilvania është një nga shtetet kyçe dhe diferenca mes kandidatëve është shumë e ngushtë. Prandaj merret me shumë rëndësi çdo qark në Pensilvani edhe për shkak të votave elektorale. Pensilvania ka 19 vota elektorale mes 7 shteteve kyçe. Ka një traditë, Exit Poll-et dalin pasi të jenë mbyllur qendra e votimit. Nuk pritet të ketë Exit Poll deri në orën 19:00 me kohën lokale. Do të mund të lexojnë një prirje të votuesve, në një nga shtet kyçe që pritet të nxjerrë rezultatet me hërët. Mund të kemi një rezultat që mbrëmjen e sotme. Është një shtet që zoti Trump kërkon ta rimarë sepse e humbi atë kur u përball me Biden në 2020.
Borakaj: Kur mund të jetë fjala e fundit?
Cenkollari: Është herët për ta thënë, veçanërisht nëse nuk do të ketë një fitues të qartë. Ekspertët ligjorë janë bërë gati për beteja legale në rast se ka kundërshti. Në varësi të shteteve do të kemi dhe rezultatin. Ka një pjesëmarrje masive në zgjedhje dhe po shkojmë drejt thyerjes së rekordit të pjesëmarrjes në zgjedhje./vizionplus.tv