Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dhënë mandatin e deputetit Plarent Ndrecës.
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha se Ndreca ka rezultuar si person i pastër dhe pa probleme me ligjin.
“Të dhënat e Plarent Ndrecës nuk përbëjnë kusht për moszgjedhjen e tij si deputet në bazë të ligjit për integritetin e figurës. KQZ vendos dhënien e mandatit”, tha Celibashi.
Mandati i Arben Ahmetajt do i kalojë Plarent Ndrecës, pasi ky i fundit bëri 6 muaj pa shkuar në Kuvend më 6 Janar 2024. Mandati i Ahmetajt duhet t’i kalonte kandidates pasardhëse në listë, drejtueses Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Dallëndyshe Bici, por kjo e fundit refuzoi duke i kaluar kështu Ndrecës.