Një konflikt i nisur mes dy personave mbrëmjen e djeshme ka përfunduar me plagosjen e Fatjon Likës.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në fshatin Malbardhë të Kurbinit.

Policia njofton se “si pasojë e një konflikti të nisur më parë shtetasi  A. Sh, ka qëlluar një herë me armë zjarri pistoletë duke plagosur Fatjon Likën me të cilin kishte konflikt.”

I plagosuri është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore,  dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë Kurbin, të DVP Lezhë dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit dhe të dy shtetasve të tjerë E. L dhe P. L., të përfshirë në konflikt.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version