Vizion Plus ka siguruar foton e policit Erjon Goxhara, i cili dyshohet se plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin Lorenc Kosta.

Ngjarja ndodhi pasditen e sotme në Komunën e Parisit në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, pasi dyshohet se i plagosuri i ka ngacmuar partneret autorit të dyshuar, policit Goxhara.

Ky i fundit është punonjës policie me detyrë në Rinas.

Lidhur me ngjarjen policia e Tiranës doli me një reagim zyrtar.

“Më datë 19.08.2024, rreth orës 14:07, në afërsi të një marketi te rrethrrotullimi i Komunës së Parisit, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi E. G., (punonjës Policie) ka plagosur me armë zjarri shtetasin L. K., 45 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftim.

Goxhara, pas ngjarjes është arratisur dhe ende nuk është arrestuar nga uniformat blu.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Share.
Exit mobile version