Një 15-vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në Fushë-Mëzez, Tiranë.

Policia bën me dije se i mituri është paraqitur në spitalin e Traumës i plagosur me armë. Nuk dihen ende rrethant e ngjarjes.

I mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe fatmirësisht është në gjendje të mirë shëndetësore.

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj mëson se 15-vjeçari nuk tregon në çfarë rrethanash ka ndodhur ngjarja.

I ati ka deklaruar se ka dëgjuar të shtëna dhe e ka gjetur të birin të plagosur.

Shërbimet e Policisë së bashku me grupin hetimor po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version