Një 41-vjeçar, pjesëtar i një grupi kriminal që shfrytëzonte për prostitucion shtetase të huaja gjatë periudhës 2008-2012 në Milano është ndaluar në Rinas.

41-vjeçari u ndalua me qëllim ekstradimin në Itali, ku është dënuar me mbi 4 vjet burgim, për këtë veprimtari kriminale.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Identitetet” u arrestua shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar Auron Hashani.

Ky i fundit njihet edhe me 4 identitete të tjera; Auron Samurri, Auron Ajdinaj, Avni Ajdinaj dhe Elvis Ajdinaj.

Gjykata e Milanos e ka dënuar 41-vjeçarin, me 4 vjet, 2 muaj e 26 ditë burgim, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, kryer në kuadër të grupit kriminal, sipas parashikimeve të Kodit Penal të Italisë. Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka shfrytëzuar për prostitucion në Milano, 2 shtetase të huaja.

Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali, ku i duhet të vuajë dhe 3 vjet, 11 muaj e 11 ditë burgim./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version