Katër persona kanë rënë në pranga nga policia këtë të martë në Devoll.
Administratori i lokalit, një 52-vjeçar kishte përshtatur lokalin që e kishte marrë me qira, për organizimin e lojërave të fatit.
Gjithashtu në pranga ranë edhe tre persona të tjerë që u kapën në flagrancë në lokal, duke luajtur Poker.
“Si rezultat i kontrolleve të kryera bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, në kuadër të operacionit policor të koduar “Dealer”, është zbuluar në Bilisht, një lokal që ishte përshtatur për lojëra fati. Gjatë operacionit u kapën në flagrancë në lokal dhe u arrestuan shtetasit:
– V. S., 52 vjeç, banues në Bilisht, administrator i lokalit, për veprat penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Ushtrimi i aktivitetit tregtar pa licencë” dhe “Fshehja e të ardhurave”;
– E. Sh., 28 vjeç, G. H., 38 vjeç dhe E. M., 30 vjeç, banues në Korçë dhe Bilisht, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv