Shqipëria duket se po bën hapa të shpejtë në drejtim të prodhimit të energjisë së rinovueshme, si një rrugë kjo për të ulur varësinë nga kapriçot e motit. Edhe pse nuk është pjesë e Bashkimit Europian, Shqipëria po shkon në përputhje me direktivat e BE-së, duke u renditur pas vendeve skandinave.
Kështu nis shkrimi në një media të përditshme italiane, Europa Today, duke ju referuar të dhënave në portal, objektivi i BE është që deri në fund të kësaj dekade energjia e konsumuar nga burimet e rinovueshme duhet të jetë në 42.5%, ndërkohë që Shqipëria ka arritur në 44%, më e lartë dhe së mesatarja europiane dhe dyfishi i Italisë, e cila aktualisht është në nivelin e 19%.
Ky indikator tregon përqindjen e energjisë së prodhuar, nga burimet e rinovueshme në raport me totalin e asaj të konsumuar. Të dhënat i referohen Eurostatit. Po sipas këtyre të dhënave 17 nga 27 vende të BE raportuan përqindje më të ulët se mesatarja europiane. Shqipëria hapi dy ditë më parë ankandin e 5-te për prodhim të e diellore me një kapacitet prodhues prej 300 MË. Ndërsa pritet që në muaj në vijim të nis punën parku i Karavastasë e më pas ai në Porto Romano që po zhvillohen nga kompani franceze Voltalia. /vizionplus.tv/