Për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit, në Vlorë është vendosur pezullimi i lundrimit detar të anijeve të transportit ndërkombërar si dhe mjeteve te vogla lundruese dhe atyre të peshkimit.
Kjo për shkak të forcës së dallgëve 8 deri 9 ballë dhe lartësi dallge 3 deri 4 metra.
Mësohet se era është me shpejtësi 35-45 m/sek.
Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 06:00 të datës 12.02.2024./vizionplus.tv