Vrasjet në familje, vetëvrasjet, dhe ngjarjet e rëndë që kanë ndodhur kohët e fundit në Shqipëri apo dhe në vendet e rajonit por me protagonistë shqiptarë, ishte tema e kësaj të hëne që u diskutua në “Quo Vadis” të moderuar nga Pranvera Borakaj në Vizion Plus.

I ftuar në studoi gazetari Sokol Bregu ndërsa komenti ngjarjen e pak javëve më parë në Greqi, ku një 50-vjeçar shqiptar vrau kunatin e tij pasi mësoi se kishte abuzuar me vajzën e cilësoi si një “vrasje të drejtë”.

Sipas tij për herë të parë i gjithë opinioni publik mbështeti autorin e krimit dhe jo viktimën.

Pjesë nga biseda:

Pranvera Borakaj: Ngjarja në Greqi, drejtësia e la me arrest shtëpie, është pritur me entuzizëm të madh vendimi i Gjykatës në Greqi, si e ke lexuar këtë ngjarje?

Bregu: Emisionin tim të fundit e kisha për këtë vrasje, dhe e quajta vrasje të drejtë. Kur i gjithë opinioni publik është në të njëjtin mendim, edhe spe një njeri nuk ka të drejtë të marrë jetën e dikujt, drejtësia në Greqi mori edhe një impkat i gjithë opinionbi publik, në Shqipëri nuk ndodhin kurreë. Kemi patur disa raste dhe të gjithë janë dënuar njësoj.

Pranvera Borakaj: Edhe kur vrasja është kryer nga vajzat?

Bregu: Edhe për vajzën që vrau njeriu që u masakrua gjithë jetën. Kadare i dergonte letra Nishanit për t’i këkruar amnisti për atë vajzë. Edhe opinioni publik ishin të gjithë me vajzën, por dënimi ishte i rëndë. Lidhur me vrasjen në Greqi unë kam sjellë një rast në SHBA kur babai kapi në flagrancë dhunuesin e vajzës dhe e vrau. Atje ai nuk u dënua, pasi juria është qytetare. Mos harro që është shqiptar, dhe ky ëhstë krimi i parë shqiptar që merr një mbështetje kaq të madhe. Mënyra se si e parashtroi avokati gjithë kohës, ishte e tillë, policia nuk e pranoi si akuzë, vajza ishte në tension, u verifikua nga edukatoret sociale që ishte dhunuar sistematikisht. Çfarë bën një baba, është i detyruar në një rast të tillë. Drejtësia në Shqipëri vetëgjyqësitë i ndëshkon në mënyrë kategorike.

/Vizionplus.tv/

Share.
Exit mobile version