Përveç Dhërmiut ku nga zjarri rrezikohen disa banesa në Gjilekë, flakët kanë shpërthyer edhe në Llogora.

Edhe atje kanë shkuar zjarrfikës dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Siç duket edhe nga pamjet, forcat zjarrfikëse janë në vendngjarje, teksa zjarri është shumë i madh dhe flakët po favorizohen nga era.

Drejtori i Mbrojtjes civile Ardian Vreshtazi për mediat ka deklaruar se janë edhe dy vatra ende aktive, teksa shpreson se me ndërhyrjen nga ajri do të bëhet i mundur neutralizimi i plotë për të mos rrezikuar edhe parkun e Llogorasë.

Sapo morëm njoftimin, forcat e zjarrëfikëses erdhën me shpejtësi. Së bashku me to erdhën edhe forcat e mbrojtjes civile dhe po punohet. Zjarri është i ëprmasave të mëdha por pjesën më të madhe e kemi bllokuar dhe kemi dy vatra të zjarrit. Me makinat që po vijnë do i neëutralizojmë edhe këto. Nuk rrezikohet parku i Llogorasë. Era nuk është aleati jonë, por prezenca e helikopterit po na ndihmon. Të gjitha forcat janë në terren”, tha ai./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version