Nga sot ka nisur muaji i madh i Ramazait për besimtarët muslimanë. Sakrifica e tyre gjatë kësaj periudhe është e madhe por jo e parealizueshme.

Imami i xhamisë së Et’hem Bej Elton Karaj në një intervistë për emisionin “7pa5” në Vizion Plus me Alma Çelajn dhe Syrjan Rahovën ka thënë se besimi dhe angazhimi i muslimanëve do të jetë për paqe dhe begati, por edhe si mënyrën më të mirë për të falenderuar zotin.

Besimi është një forcë e madhe dhe njeriun e çon të sakrifikojë shumë. Agjerimi nuk është aq i thjeshtë, por mesazhi im është mesazh për paqe me njëri-tjetrin. Ky do mbetet mesazhi jonë dhe angazhimi jonë. Besoj që jo vetëm besimtarët myslimanë, por edhe qytetarët do të donin paqe dhe begati.

Ne agjerojmë sepse është një urdhër hyjnor. Zoti na ka beskuar me jetën dhe na ka dhënë mundësinë e jetës. Na ka dhënë mundësinë të punojmë, të jemi afër me të tjerët. Ne kemi shumë arsye pse duhet ti jemi falenderues krijuesit dhe përe duhet ti bindemi urdhrave të tij.

Ne mund të mendojmë forma të ndryshme për të falenderuar zotin, por forma më e mirë është ajo që ai na ka mësuar, agjerimi”, tha Imami.

Elton Karaj më tej tregoi edhe dy momentet e gëzueshme të profetit Muhamed.

Ka dy momente më të gëzueshme për besimtarin nga profeti Muhamed. Njëri nga këto është kua ai takon Allahun në ditën e fundit dhe momenti i dytë është kur çel iftarin, sepse ke pasur një ditë të gjatë dhe të vështirë. Mëndja e tij nuk është tek ushqimi, por tek urdhri që po zbaton”, tha ai.

Muaji i Ramazanit ka efekt të madh shtoi Imami,  teksa tregoi edhe të mirat që vijnë gjatë kësaj periudhe.

Muaji i Ramazanit ka efekt të madh. Urtësia e këtyre ditëve nuk varet vetëm nga njerëzit. Mund të ketë njerëz që agjerojnë por edhe nga ata që nuk agjerojnë. Por gjatë gjithë vitit, ne kemi disa urdhëresa që duhen zbatuar, sicc janë respekti ndaj njëri-tjetrit dhe mirësia. Gjatë muajit të Ramazanit, duhet të ketë një diferencë nga muajt e tjerë. Ne do e shtrijmë dorën tek ata që kanë nevojë. Dhënia e lëmoshës, sadakasë është një vepër e mirë gjatë këtij muaji. Njeriu duhet të ndihmojë veten e tij gjatë kësaj periudhe. Por duhet ti kujtojmë vetes që këtë muaj jemi të agjerueshëm. Kjo është e vështirë, por jo e parealizuar. Gjatë muajit të Ramazanit ne nuk duhet të dëgjojmë thashetheme dhe nuk duhet të bëjmë. Kjo është një element që duhet të shoqërojë agjerimin”, tha Imami Elton Karaj./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version