Një person ka mbetur i plagpsur si pasojë e një aksidenti të ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Pogradec-Lin.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Pojskë ku nga përplasja e dy mjeteve ka mbetur i plagosur një shtetas danez i identifikuar si Kervan Primet, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ka qenë manovrim i gabuar i danezit që ka sjellë përplasjen me një mjet Volswagen brenda së cilit ndodhej një familje me 2 fëmijë të vegjël. Asnjëri nga anëtarët e familjes nuk është lënduar.
Vetëm 1 ditë më parë në aksin Qafë Thanë-Doganë kanë mbetur të plagosur në një aksident 5 persona. Në këtë periudhë aksi Pogradec-Qafë Thanë edhe për shkak të fluksin të lëvizjeve ka pasur aksidente ndaj dhe policia rrugore ka shtuar patrullimet.
/vizionplus.tv