Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin kombëtar Peqin-Elbasan, në fshatin Pajove. Një automjet tip “Mercedes” ka përplasur një furgon.

Automjeti tip “Mercedes” ka bërë një manovër të gabuar duke i prerë rrugën furgonit.

Fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale. Policia është nisur menjëherë në vendgjarje.

Ky aksident ka shkaktuar vështirësi në kalimin e automjeteve të tjera pasi kanë bllokuar rrugën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version