Një aksident i rëndë ka ndodhur pas mesnatës në Gjirokastër. Nje automjet ka dalë nga rruga në kthesën pranë lagjes “Punëtore” dhe ka përfunduar 10 metra nga ura poshtë në përrua.

Fatmirësisht nuk ka patur pasoja në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Makina e tipit “Porsche” me targa angleze, FX54VAG në të cilën udhëtonin dy persona, një djalë dhe një vajzë ka “fluturuar”, nga Ura që të çon tek Bypassi në përrua.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta ndërsa shkak dyshohet të ketë qenë shpejtësia e lartë.

Shumë njerëz, forca policie dhe autoambulancat ishin aty për t’u dhënë ndihmën e parë të lënduarve të cilët u transportuan në spital./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version