Gjykata e Posaçme ka dënuar me dy vite burg avokatin alban Bengasi. Me gjykim të shkurtuar Bengasi u dënua përfundimisht 1.4 vite burg ndërsa SPAK kishte kërkuar dënimin e tij me 4.4 vite burg.
Ai u shpall fajtor për akuzën e dhunës në familje në kuadër të grupit të strukturuar kriminal pasi akuzohet se pagoi Nuredin Dumanin për të dhunuar ish-bashkëshorten e tij.
Në dosjet e zbardhura nga dëshmitë e të penduarit Nuredin Dumani thuhej se avokati i kishte ofruar 120 mijë euro për të kryer ekzekutimin por ky i fundit nuk kishte pranuar duke i thënë se nuk merrej me gra.
Alban Bengasi u arrestua në shtator 2023 në aeroportin e Rinasit teksa po hynte në Shqipëri pas 16 muajsh arrati në Dubai. /vizionplus.tv