Edhe në seancën e kësaj të enjteje, opozita ka vijuar aksionin duke bllokuar foltoren dhe duke u rënë bilbilave për të ndaluar fjalën e Lindita Nikollës.

Fillimisht, kryeparlamentarja ja ka dhënë fjalën deputetit të PD Arbi Agalliu për interpelancën që grupi i PD-së së Bashës ka kërkuar me kryeministrin Edi Rama.

Rama, këtë interpelancë ja ka deleguar ministres SË Parlamentit Elisa Spiropali por kjo nuk është pranuar nga deputetët e PD.

Pas kaosit që u krijua, Nikolla hapi procesin e votimit për të kaluar të gjitha aktet që janë parashikuar në rendin e ditës.

 

Share.
Exit mobile version