Ish kryeministri Sali Berisha e kaloi ndërrimin e viteve në banesë, pasi ndaj tij GJKKO vendosi masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Por këtë të martë, mbështetës të tij, udhëhequr edhe nga deputetë i kanë shkuar poshtë banesës. “O Sali o hero gjithë Shqipëri ty të do”, kjo ishte thirrja që demokratët kanë brohoritur në korr për liderin e tyre. Ndërkohë që vetë Berisha i ka përshëndetur ata nga ballkoni, duke respektuar vendimin e gjykatës.

Ish deputeti Belind Këlliçi tha se Berisha është i burgosur politik, teksa akuzoi kryeministrin Edi Rama si skenaristin e procesit ndaj ish kryeministrit./vizionplus.tv

 

Share.
Exit mobile version