I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani po dëshmon ditën e sotme në GJKKO.
Seanca po zhvillohet mes tensioneve pasi të akuzuarit nga SPAK i janë kundërvënë bashkëpunëtorit të drejtësisë duke i ndërpresë dëshminë.
Për shkak të tensioneve, GJKKO ndërpreu seancën për dia minuta.
I akuzuari Petrit Qoli tha në sallë: Nuredin Dumani është krijesa më e shpifur njerëzore që kam njohur në 53 vitet e jetës sime.
Aktualisht, i penduari i drejtësisë po dëshmon para Gjykatës grabitjet e kambistëve në Elbasan, Kavajë e Durrës së bashku me Talo Çelën, Ilirjan Feçin dhe Gentian Sharrën.
Dumani ka treguar detaje për një rast grabitjeje bë Kavajë.
Dumani: Te grabitja në Kavajë, Talo i ra me levë në kookë kambistit, atij iu thye nofulla dhe nuk fliste dot. Morëm çantëm dhe u larguam, më pas ndamë lekët. Ishin diku te 20 milionë.