Avokati Altin Goxhaj në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Quo Vadis” në Vizion Plus nën moderimin e Pranvera Borakajt tha se duhet të rikthehemi te fleta normale e votimit, pasi kutive elektronike nuk duhet t’u zëmë besë.

Goxhaj: Shpresoj shumë që rezultatet e këtyre zgjedhjeve të kuptohen në Shqipëri. Kutitë elektronike të votimit duhet të zhduken, duhet të digjen. Trump për këtë ka luftuar. Duhet të kthehemi te fleta e votimit normale. Elektronikës nuk i ka besë askush, kur e diskutojnë amerikanët që kanë IT më të mirë në botë, po këtu te ne? Shpresoj shumë që klasa politike të vërë mend.

Sa i përket rezultatit të zgjedhjeve në SHBA, Goxhaj tha se nëse fiton Harris do të thotë se zgjedhjet janë vjedhur.

Goxhaj: Në 2020 u vodhën zgjedhjet. Ne besojmë që Trump i ka votat dhe kjo duket në çdolloj forme. Është e paimagjinueshme që ajo Kamalë të mundë Trump. Agjenda e re e Trump synon shmangien e kthetrave të kësaj koorporate globaliste nga shteti amerikan duke e kthyer shtetin amerikan në një armik të amerikanëve që po çon në rrënim ekonomik jo vetëm në Amerikë por kudo në botë. Prandaj dhe ne nuk kemi asnjë mendim që duhet të fitojë Kamala. Nuk ka fitore të Kamalës, ka vjedhje. /vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version