Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona, të cilët akuzohen për dhunë në familje. Sipas njoftimit të bluve në pranga ka rënë shtetasi A. K., 53 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij.
Gjithashtu, nga këta specialistë u arrestua shtetasi A. L., 52 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij dhe ka dëmtuar disa orendi, në banesën e tyre.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë praë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv