Aktivistja dhe gazetarja enjohur Zhaklin Lekatari ndërsa ishte ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites” të moderuar nga Brikena Prifti në Vizion Plus, theksoi se ngjarja e Pogradecit, ku një 12 vjeçare u abuzua seksualisht nga një 29-vjeçar tregon se kemi të bëjmë jo vetëm me përdhunim por dhe me pedofili.
Sipas saj pavarësisht pretendimeve të avokatit se personi i akuzuar nuk ka ushtruar dhunë, çdo marrdhënie me të mitur konsiderohet pedofili në Kodin Penal.
Pjesë nga biseda:
Zhaklin Lekatari: Kemi të bëjmë me pedofilinë o avokat. Është abuzuar nga mosha 10-vjeçare.
Denis Mekolli: Edhe unë si avokat mbrohjtës nëse do të isha i bindur nëse ai ka kryer marrdhënie nuk do të mbaja këtë qendrim.
Zhaklinë Lekatari: Vajza nuk e mohon se ka marrdhënie me 29-vjeçarin. Tani kjo marrdhënie ka abuzim me një të mitur dhe pedofili.
Brikena Prifti: Është bërë ekspertiza?
Denis Mekolli: Akti i ekspertimit nuk është kryer. Duhet të provohet shkencërisht nëse është kryer ose jo. Së dyti familjarët nëpërmjet meje do të parashtrojnë disa kërkesa, pasi hetimi nuk mund të jetë kaq i cekët. Ne kemi bindjen se duke qenë e braktisur disa herë.
Zhaklin Lekatari: Ju po thoni se deflorim nuk ka ndodhur nga i mbrojturi juaj por nga nëna. Po nëna ka përgjegjësi, por edhe 29-vjeçari ka përgjegjësi pasi duhet të kishte denoncuar nënën se po abuzon me vajzën.
Denis Mekolli: Nuk ka patur dijeni.
/Vizionplus.tv/