Familja Sinomati ka humbur mbrëmjen e djeshme njeriun e tyre të dashur. 23-vjeçari Gëzim Sinomati u ekzekutua në ballkonin e banesës me një plumb në kokë që doli nga snajperi, teksa ishte duke pirë një cigare.
Ai ishte kthyer nga Belgjika për të festuar Vitin e Ri, por që u kthye në tragjedi. Dy janë pistat kryesore ku po hetohet ngjarja. Së pari ka të bëjë me larjen e hesapeve. Gëzim Sinomati dyshohet të jetë ekzekutuar për llogari të babait Sokolit por nuk përjashtohen as prishje e pazareve të drogës.
Por ekzekutimi i të riut nuk është ngjarja e vetme kriminale, kjo edhe për shkak të të shkuarës të errët që kanë pasur babai dhe xhaxhai i viktimës.
Xhaxhait të viktimës Benard Sinomatit vëllait të Sokolit në 4 janar 2022 i vunë tritolin pikërisht në një automjet poshtë ballkonit të shtëpisë ku ndodhi kjo ngjarje. Edhe Benardi aso kohe sapo ishte kthyer nga Belgjika. Benard dhe Sokol Sinomati të dy vëllezër figura të njohura për policinë. Sokoli i njohur edhe me nofkën “buzëderri” ka qenë anëtar i bandës së Gaxhait, ndërsa në vitin 2017 ai rezulton të jetë arratisur nga burgu i Peqinit. Viktima 22 vjeç nuk ka patur dënime të mëparshme.
Në momentin kur ka ndodhur ngjarja e rëndë, në zonë nuk ka pasur energji elektrike dhe deri më tani nuk dihet nëse mungesa e dritave ka qenë e qëllimshme apo e rastësishme.
Në policia janë shoqëruar 15 persona, familjarë dhe të njohur të viktimës për tu marrë në pyetje, por nga policia mësohet se nuk ka asnjë informacion të vlefshëm për hetimet.
Menjëherë pas ngjarjes, autorët janë larguar me një makinë tip BMË, e cila u gjet e djegur pranë shinave të trenit në lagjen “24 Maji” në një zonë të mirëmenduar në errësirë, veçmas bllokut të banimit çka tregon se autorët e kanë njohur zonën dhe atentatin e kanë mirëmenduar. Në brendësi të tij nuk është gjetur arma e krimit.
Policia ka ngritur postobllok policor në pikat kyce të qytetit por pa mundur të arrestojë apo identifikojë autorët e ngjarjes. Pjesë e kontrolleve edhe strukturat FNSH dhe RENEA./vizionplus.tv