Këtë të mërkurë, datë 10 korrik 2024, do të jenë edhe 6 zyrtarë të tjerë, të cilët do të dëshmojnë në komisionin hetimor për ndërhyrjet në sistemin TIMS.

Komisioni i drejtuar nga demokratik Ervin Salianji, do të nis në orën 10:00 me komisionerin për të Drejtën e Informimit Besnik Dervishi, e për të vijuar më pas në orën 11:00 me drejtorin e Doganave Genti Gazheli.

Në orën 12:00 do të jap veprionin e tij për këtë çështje drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Edmond Rrushi. Në orën 13:00 do të dëshmojë kryeinspektorja e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor Luneda Sufali dhe në orën 14:00 do të jetë Ardian Bali, i cili mban postin e drejtorit të përgjithshëm të Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes.

Por pjesë e zyrtarëve që është thirrur për të dëshmuar në komisionin hetimor është edhe drejtori i përgjithshëm i Parandalimit dhe Pastrimit të Parave Ervin Koçi, i cili do të jap versionin e tij dhe do u përgjigjet pyetjeve nga anëtarët në orën 15:00.

Deri më tani, në komision kanë dëshmuar ministri i Brendshëm Taulant Balla, drejtori i policisë Muhamet Rrumbullaku, drerjtuesja e SHISH Vlora Hyseni, Ardi Veliu dhe kreu i AMP Florian Sulejmani.

Këta zyrtarë, të gjithë kanë kërkuar dëshminë me dyer të mbyllura me arsytimin se informacionet që ata disponojnë përmbajnë të dhëna sekrete. Pritet të shihet nëse e njëjta kërkesë do të paraqitet neser edhe nga 6 zyrtarët e tjerë, apo do të ketë nga ata që do të pranojnë që të bëhet me dyer të hapura dhe me prezencën e mediave./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version