Vath Balla, 32 vjeç është arrestuar në Itali me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

Arrestimi i tij u bë në kuadër të operacionit policor të koduar “Para drejtësisë”.

Në vitin 2019, Balla akuzohet se kishte siguruar 12 kilogramë heroinë dhe kokainë, me qëllim shitjen në Durrës.

“Si rezultat i informacioneve të siguruara nga strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit, për vendndodhjen e një shtetasi shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, si dhe i shkëmbimit të këtyre informacioneve, në kohë reale, me partnerët e Interpol Romës, u mundësua kapja dhe arrestimi në Itali, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, i shtetasit V. B., 31 vjeç, i lindur në Durrës”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Gjykata e Durrësit, në vitin 2021, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Share.
Exit mobile version