Një 45-vjeçar ka përfunduar në pranga, si pasojë e ndezjes së zjarreve në fshatin Arrëz, ku u dogjën 110 rrënjë ulliri.

Sipas njoftimit zyrtar, qytetari ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, por shkrumboi një sipërfaqe të madhe me pemë.

“Stacioni i Policisë Dimal arrestoi shtetasin A. J., 45 vjeç, banues në fshatin Arrëz, pasi si pasojë e përhapjes së flakëve të zjarrit që ky shtetas ka ndezur në afërsi të tokës së tij, për të djegur mbeturina, janë djegur 110 rrënjë ulliri në pronësi të disa shtetasve të tjerë;

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv

 

Share.
Exit mobile version