Një 68-vjeçar është arrestuar këtë të enjte në Dimal.
Sipas njoftimit zyrtar, 68-vjeçari ndezi zjarri në fshtin ku banonte dhe si pasojë u dogj një sipërfaqe toke e mbjellë me ullinj.
“Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve operacionale, të kryera me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, Stacioni i Policisë Dimal identifikoi dhe arrestoi shtetasin I. D., 68 vjeç, banues në fshatin Gajdë, Dimal.
68-vjeçari dyshohet se ka ndezur zjarr për të djegur disa mbeturina në fshatin Gajdë. Si pasojë e përhapjes së flakëve, është djegur një sipërfaqe toke me 65 rrënjë ulliri në pronësi të disa shtetasve të tjerë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv