Shtetasja franceze Sandra Tonelli, 39 vjeçe, ka humbur jetën sot në Koman. Ngjarja ka ndodhur në momentin që ajo ka rënë në kontakt me ujin në liqenin e Komanit, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.

Trupi i pajetë i 39 vjeçares është nxjerrë nga uji dhe po dergohet në morgun e spitalit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorise ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. /vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version